Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (29.05.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 114 gjoba, nga të cilat: 10 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, dhjetë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër për mosvënien e rripit të sigurimit, shtatë për kalim në semafor të kuq…, shkruan Alsat.
“Kontrollet do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk