Gjatë ditës së djeshme në Leposaviq u arrestua një person për vjedhje të identitetit.
Është bastisur edhe shtëpia e tij në Mitrovicën e Veriut, ku janë edhe disa materiale që e dëshmojnë veprën.
Lajmi u konfirmua nga zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.
Ai theksoi se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Jemi duke e hetuar rastin. Te shohim se çka do të ndodhë më pas”, shtoi ai.
Klankosova raporton se personi në fjalë i arrestuar dyshohet se është bashkëpunëtor i funksionarit të lartë të Serbisë, Aleksandar Vulin.
Vulin është në listën e të sanksionuarve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
© SYRI.net