Flota e tij është e përbërë nga 12 vetura të tilla, disa prej të cilave janë dërguar në disa vende të botës, që Trump ka planifikuar t’i vizitojë.
Ajo është e njohur si “Cadillac One” apo si “Bisha” siç e quan tani Presidenti Trump.
Këto foto tregojnë si do të jetë autovetura e re zyrtare e presidentit, e cila po u nënshtrohet testeve përfundimtare përpara se të dërgohet në Shtëpinë e Bardhë.
Limuzina është më e gjatë se dy fuoristrada dhe për momentin mbetet në të bardhë e të zezë, të dizenjuara për ta bërë më të vështirë identifikimin e veçorive të reja në bordin e saj.
Versioni final do të jetë pikturuar në të zezë dhe argjend si në versionin e tanishëm, shkruan DailyMail.
General Motors, e cila thuhet se ka ndërtuar makinën, kishte shpresuar që ajo të ishte gati për inaugurimin e zotit Trump në janar, por nuk u arrit, raporton Lapsi.al.
Flota prej 12 makinash të tilla kushton 15 milionë stërlina dhe makinat janë ndoshta më të sigurtat në botë, siç i shkon përshtat një presidenti të Shteteve të Bashkuara.
“Bisha” peshon 8 ton dhe ka dyer çeliku prej 8 inch, që peshojnë sa dyert e një avioni Boeing 757. Ato janë hermetike për t’u bërë ballë sulmeve biologjike dhe kimike.
Xhami i përparmë mund të përballojë plumba blindshpues apo një magnum 44 dhe korniza është e klasit ushtarak, 5 inch të trasha, transmeton lapsi.al.
Shasia e përforcuar mund të përballojë një bombë rruge dhe rezervuari i karburantit është rezistent ndaj shpërthimeve.
Vetëm xhamat në anën e shoferit mund të hapen për rastet kur ai duhet të paguajë ndonjë biletë – dhe ne bagazh gjenden pajisje për ndonjë rast emergjent për transfusion gjaku të presidentit.
Ndër veçoritë e tjera janë armët në bord në rast të ndonjë sulmi, gomat Kevlar që mund të ecin edhe nëse shpohen dhe një sistem oksigjeni në bagazh në rast të një sulmi kimik.
Një numër armësh janë të fshehura në grilën e përparme të automjetit që të mund të përdoren në rast të ndonjë sulmi.
“Bisha” ka edhe kamera me rreze infra për natën.
Por “Bisha” nuk është makina e vetme “hi-tech” në flotën presidenciale.
Në mesin e autokolonës është antena për komunikimet e Presidentit – një kullë celulare e ngjitur mbi një makinë të autokolonës së tij.
Dhe gjithmonë pranë është ndihmës ushtarak që mban “Nuclear Futbool” çantën që ruan udhëzimet në rast të një sulmi ushtarak.
Një nga të paktat herë që “Bisha” është prishur ka qenë në vitin 2013 kur jnë shofer hodhi karburantin e gabuar gjatë një udhëtimi në Izrael.
Gabim i turpshëm vuri në lëvizje Shërbimin Sekret për të gjetur një makinë që mund të transferonte presidentin Obama në Tel Aviv.
Ai nuk ishte në makinë në atë kohë.
Stafi i Obamës kishte parashikuar çdo eventualitet me “Bishën” dhe kishte blerë gjeneratorë dhe pajisje reservë, por nuk e kishte menduar një gabim njerëzor kaq bazik.
Një tjetër incident ishte ai i vitit 2011 gjatë një udhëtimi në Irlandë kur makian mbeti në pragun e portës së jashtme të ambasadës amerikane në Dublin.