Humb jetën 64 vjeçari në Petrelë, sipas familjarëve u tërhoq zvarrë nga një kafshë

Një 64 vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, në fshatin Petrelë të Tiranës.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, e sipas dëshmive të familjarëve të B.Ç., ai është tërhequr nga një kafshë.

Uniformat blu po hetojnë ngjarjen për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2024, rreth orës 19:50, në fshatin Petrelë, Tiranë, ka humbur jetën shtetasi B. Ç., 64 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, është tërhequr nga një kafshë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme