Toshkovskit i përfundoi mandati, ja kush e merr detyrën e ministrit të Brendshëm

Ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskit sot i ka përfunduar edhe zyrtarisht mandati. Ai ka dërguar një deklaratë për media përmes së cilës njofton se përgjegjësinë prej sot e merr zëvendësministri aktual i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi i cili do të kryejë funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

“Komisioni Shtetëror Zgjedhor dje shpalli rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2024, me të cilat zyrtarisht përfundoi mandati im si Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Teknike për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, dhe sipas Ligjit për Qeverinë, zëvendësministri i mëparshëm i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi merr përgjegjësinë, pra do të kryejë funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme deri në zgjedhjen e një Qeverie të re. Me këtë rast dua të theksoj se periudha e kaluar ishte e mbushur me shumë sfida, por së bashku me ekipin tim treguam se me punë, profesionalizëm dhe ndershmëri mund të arrihet shumë për vendin tonë. Arritëm të siguronim stabilitet dhe besim në procesin zgjedhor, pra lirisht mund të them se organizuam zgjedhjet më demokratike ndonjëherë, që ishte edhe synimi ynë kryesor”, shkruan Toshkovski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme