Publikoi lajme të rreme së bashku me të vëllanë për denigrimin e figurave të tyre, drejtues të policisë së Shtetit kallëzojnë ish-shefin e AMP-së, Kushtrim Selimi

Drejtues të Policisë së Shtetit kanë bërë kallëzime në AMP për Kushtrimin Selimin, ish-zyrtarin e AMP të shpallur në kërkim, pasi publikoi lajme të rreme së bashku me të vëllanë për denigrimin e figurave të tyre.


Kallëzim penal ndaj Selimit kanë bërë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati dhe Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi.

Shefi i Sektorit në Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore MP, Kushtrim Selimi mësohet se financonte portalin shqipnews.info, që e kishte hapur së bashku me zyrtaren tjetër të AMP, Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga.

Ata publikuan shkrime të rreme për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun, drejtorin e Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike, Rebani Jaupin, dhe kreun e AMP-së, Florjan Sulejmani me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rremë, raporton gazetari Ilgi Çelmeta.

Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.

Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t’i vendosur gjoba.

Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime.

“Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti”, njoftoi policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme