Aktori Julian Deda, i cili doli i dyti në garën për çmimin e madh të “Big Brother VIP” ka treguar më shumë detaje rreth lojës së tij brenda në shtëpi. Edhe pse ishte një lojtar i fortë, ai nuk mundi të marrë dot trofeun në një përballje ‘kokë më kokë’ me Egla Cenon.
I ftuar në “Ftesë në 5”, ku u pyet se si ndihet për faktin që doli i dyti në garë, Juli u shpreh se është i mërzitur, por jo i zhgënjyer.
“Kur shkon në atë pikë, je gjysmë hap larg fitores. Jam i mërzitur, por jo i zhgënjyer. Do doja ta fitoja, por kam dalë në rrugë, kam përshëndetur njerëz, më kanë folur. Nuk më ka munguar ky raport me publikun, por më kanë njohur në të gjithë ngjyrat e mija, edhe kur nuk bëj humor. Nuk fitova 100 mijë euro, por fitova dashurinë e njerëzve”, – u shpreh Juli.
Teksa është pyetur nëse ai ka bërë një gabim gjatë qëndrimit të tij në shtëpi që mund ta ketë penalizuar në lojën e tij ai u shpreh: “Ndoshta që nuk e kam filluar lojën që ditën 2”! Artisti komentoi edhe videon e djalit të tij, i cili gjatë surprizës në shtëpinë e BBV, i dha një porosi.
“Fjalia që më tha nuk më vuri në mendime, nuk kam dashur asnjë sinjal nga jashtë. Më kanë ardhur katër helikopterë nga jashtë, nuk i doja. Kisha idenë se do më ngatërronin, më shumë se më ndihmonin. Ajo që më tha çuni ishte sinjal nga jashtë, nuk e kam konsideruar këtë lojë që duhet të flasësh pa pushim, të bësh zhurmuesin. Romeo e bënte shumë shpesh këtë që nuk të linte të flisje, edhe unë e kam bërë”, – tha Juli.
Në nisje të intervistës Bieta Sulo u ndal te një status i bërë në rrjetet sociale nga Juli para se të futej në “Big”, ku dukej se shprehej kundër kësaj eksperience. Juli tha se nuk e kishte kundërshtinë me formatin, por se sipas tij, banorët e atij edicioni nuk i lanë asnjë mbresë.
“Njeriu që nuk ndryshon mendje është budalla. Është një format që lëvrohet në të gjithë botën. Ai status nuk është fiks te formati, por në atë që ndodhi në atë edicion, që nuk më la asnjë mbresë me banorët që ishin”, – tha ai.
Më tej shtoi se edicioni i këtij viti ishte i egër dhe shumë intensiv. “Këtë vit besoj se ka qenë një edicion i egër, intensiv sa u përket situatave. Nuk ka qenë garë e lehtë, pasi nuk pati një pretendent, por disa. Aty brenda ndihej se nuk kishte një shkëputje të dikujt, por ndihej se kishte një 5- she, një grup që pretendonin fitoren. Nuk e di si është dukur jashtë”, – tha Juli.
I pyetur për debatin me Eglën në shtëpi për të brendshmet dhe paralelizmi me një skeç të luajtur nga ata të dy vite më parë, ai tha se nuk e kujtonte fare atë rol dhe se situata në “Big Brother VIP” me Eglën ka qenë jo e stisur.
“Si nuk i ruajta ato mbathje që ta kishim mbyll me atë skenë. Nuk dija ku kisha lënë ato të gjatat (qesh)… këtë skenë nuk e mbaj mend që e kemi luajtur në atë skeç. Si u fut Egla në lojë që në sekondën e parë? Sapo mbaroi nata e parë e ‘Bigut’, unë para se të hiqja xhaketën, hoqa pantallonat dhe po rrija në mbathje. Në atë moment kalon Egla, u fut direkt duke më thënë me ton të lartë… për mua nuk ka asnjë lidhje me skeçin dhe as për marrëveshje”, – u shpreh aktori.
Por shumë e kanë komentuar Julin brenda shtëpisë si ‘serioz’ dhe se nuk ka bërë humor. Pse kjo zgjedhje? Juli shprehet: “Kemi bërë sfida, humor, dënime, ama në përgjithësi fytyrat tona nuk kanë qenë aq të predispozuara për të pritur humor. Por që po ke të drejtë, nuk kam bërë shumë humor, është e vërtetë. Por ndonjëherë njerëzit më seriozë janë aktorët e humorit”, – u shpreh Jul Deda, i cili ka treguar një lojë që ka bërë me Heidin dhe Romeon 12 ditë para finales.
Ai provokoi Romeon duke i thënë se ka pasur gjatë gjithë kohës një aleancë me Heidin, e kjo vetëm për të parë reagimin e tij. Heidi filloi ta kundërshtonte dhe gati sa nuk po qante, kështu Juli nuk e vazhdoi më lojën dhe i tregoi të vërtetën.
“Ajo është shumë e bukur, ia bëra Romeos për lojë. Sepse të gjithë më kanë akuzuar ke bërë aleancë me këtë, ke bërë aleancë me atë. I thashë Romeo meqenëse jemi 12 ditë para finales, po tha them të vërtetën. I thashë edhe Bacit. Baci thoshte çfarë do i thotë ky. Me Bacin një shikim në sy ka pasur gjithmonë. I thashë e vetmja aleancë që kam pasur në shtëpi është me Heidi Bacin.
‘Nuk është e vërtetë’ ia bënte. I thashë është e vërtetë, ti merre si të duash. Desh më qau dhe i thashë vetëm mos më qaj këtu se nuk është e vërtetë, qesha edhe vetë dhe e kuptoi dhe ai që ishte loje. Pastaj më thirrën në dhomë të rrëfimit e më thanë mua ‘ç’është kjo aleancë që na doli sot’? I thashë që nuk është e vërtetë, thjesht doja t’ju tregoj sesa e njeh Romeo Heidin, se po ta njihte, nuk ma merr për të vërtetë mua, thjesht është i sigurt në atë marrëdhënie dhe kaq”. Julian Deda është përplasur me Egla Cenon në post-”Big Brother”, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga “dhoma e bardhë”.
Juli tha se ajo ‘doli brodhi me makinë nëpër Komunë të Parisit” dhe rikthimi i dha famë. Egla e mohoi duke thënë se ishte të zyrat e psikologes për të kryer testet psikologjike para se të izolohej te dhoma e bardhë. “Egla deri në momentin që u kërkoi vajzave që ta ndihmonin për t’u futur në dyshen e gjelave, erdhi si shkëndijë për një pol të tretë. Mendoj se ato dy ditët fantazmë që nuk e dinte publiku çfarë po ndodhte me të, mori makinën dhe iku. Zarfi i zi u shkel me të dyja këmbët, bëri bujë video e saj dhe rikthehet, jo faktorizim… Ama ‘dhoma e bardhë’ ta ka dhënë ‘Big Brother’-in dhe thuaji faleminderit. Ke dalë dy here e papreferuar”, – u shpreh Juli.