Abazi tregon se kush do të gjykohet nga Specialja

Veteranët e UÇK-së sot kanë ndërprerë seancën e Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që të kthehet në shqyrtim ligji për Gjykatën Speciale.

Ata bllokuan sallën duke qëndruar aty si shenjë proteste për mos rishqyrtimin e  këtij ligji, derisa kanë bërë të ditur se do të bisedohet për veprimet që do të ndërmerren në ditët në vijim derisa të arrihet qëllimi i tyre.

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi, i kontaktuar nga Periskopi veprimet e veteranëve të luftës së UÇK-së ka thënë se udhëheqësit e njëjtë të OLV së UÇK-së janë përdoruar disa herë për qëllime politike.

Abazi ka pohuar se veprimi i veteranëve është një manipulim, duke potencuar se tani idershipi i vendit  po frikësohet nga  Gjykata Speciale, e cila sipas tij do të bëjë ndarjen mes atyre që luftuan dhe atyre që luftën e përdorën për përfitime personale.

“Ky është një manipulim i radhës për të demonstruar jostabilitet dhe për të blerë kohë në procesin gjyqësor. Gjykata Speciale është mekanizëm i pranuar nga vetë lidershipi, por si duket tani janë të brengosur për drejtimin që mund të marrë dhe se Gjykata Speciale në fakt do të bëjë ndarjen ndërmjet atyre qe luftuan dhe janë vrarë për liri dhe pavarësi dhe atyre që përfituan vetëm për veten e tyre duke përdorur luftën”, është shprehur Abazi.

Ai ka numëruara disa raste ndaj të cilave veteranët do të duhej të reagonin, por që nuk e kanë bërë këtë gjë.

“Udhëheqësit e njëjtë janë përdorur disa herë për të krijuar situata të favorshme për individ të caktuar në politikë. Po habitem pse ata nuk kanë dalur kur është arrestuar  Fatmir Limaj apo kur akuzohej Jakup Krasniqi, në fakt ata as nuk kanë bërë gjë për ish-kryetarin e Drenasit, nuk kanë protestuar as për arrestimin e Sami Lushtakut dhe nuk kanë gati asgjë. Në një moment tjetër të rëndësishëm ata djegën flamujt në shtyllat e qytetit që ishin vendosur përkrah flamurit kombëtar, duke krijuar situata të tensionuara vetëm për të krijuar polarizim politik kundër Ibrahim Rugovës dhe ata nuk protestuan asnjëherë kundër flamurit të Hashim Thaçit që e kundërshtonte Rugovën dhe akuzonte atë për ndryshim të flamurit kombëtar”, ka thënë Abazi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme