Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc, falënderon votuesit

Kandidati nga “Fronti për Ndryshim” Arbër Pajaziti ka shpallur fitoren në Bujanoc nga zgjedhjet lokale që janë mbajtur atje.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook Pajaziti ka falënderuar qytetarët e Bujanocit për besimin e dhënë.

Ai po ashtu theksoi se kjo fitore i obligon që të krijojnë një shumicë të re qeverisëse në Bujanoc.

“Falenderime plot 3,371 herë për të gjithë ju që votuat ‘Frontin për Ndryshim’, që besuat në këtë rrugë e cila shpie drejt një të ardhme më të mirë. Faleminderit për 10.800 shqiptarë të komunës së Bujanocit që votuan për njërën nga 4 listat tona si motra në këto zgjedhje. Faleminderit ju që përshkuat me mijëra kilometra nga vende të ndryshme të Evropës për të dhënë votën në atdheun tuaj.

Bashkëvendës që punoni përkohësisht në Kosovë, faleminderit për mundin e treguar”, ka shkruar Pajaziti në Facebook.

Ndërkaq, edhe Ardita Sinani nga PVD ka shpallur fitoren në Preshevë.

Ndryshe, të dielën nga ora 07:00 në Preshevë dhe Bujanoc, janë hapur vendvotimet për zgjedhjet e nivelit lokal. Presheva ka rreth 43500 votues të cilët kanë votuar në 37 qendra të vendvotimit për 39 mandate. Në Bujanoc kanë pasur të drejtë vote gjithsej 43046 votues të cilët kanë votuar në 59 vendvotime për 41 mandate.

Në të dy komunat vlen rregulli i njëjtë, i arritjes së shumicës prej 21 mandateve të këshilltarëve për të arritur zgjedhjen e kryetarit të komunës, i cili pra nuk zgjidhet me votën e drejtpërdrejt, por me shumicë këshilltarësh.

Në Preshevë në garë kanë qenë 6 subjekte shqiptare dhe 1 të pakicës serbe. Në Bujanoc ndërkaq kanë garuar 4 subjekte të shqiptarëve, 4 të serbëve dhe 1 subjekt që udhëhiqet nga minoriteti rom.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme