Edlira Shahu, gruaja e cila u masakrua nga burri i saj, Jakup Shahu i cili e ka qëlluar 20 herë më thikë ka folur për herë të parë nga spitali, ku ajo ndodhet në gjendje të rëndë.
Ekskluzivisht për emisionin “Me Zemër të Hapur”, të Evis Ahmetit, gruaja thotë se burri i saj ndonjëherë pinte edhe alkool, ndërsa kishte një palestër boksi, nga e cila siguronte edhe të ardhurat.
Ajo po ashtu tregon se djali i saj nuk e dinte që babai dhunonte nënën, pasi prej 13 vitesh ndodhet në Francë.
Pjese nga intervista
Pyetje: Pinte alkool
Edlira Shahu: Nganjëherë
Pyetje: Punonte Jakupi?
Edlira Shahu: Kishte një palestër boksi dhe menaxhonte atë
Pyetje: Kishit të ardhura?
Edlira Shahu: Po
Pyetje: Jeni prindër të dy fëmijëve
Edlira Shahu: Po
Pyetje: Kishit komunikim?
Edlira Shahu: Djali është në Francë ka 13 vite
Pyetje: E dinte ai që babi ushtronte dhunë
Edlira Shahu: Nuk i kisha thënë
Pyetje: Tani që ka ndodhur ngjarja?
Edlira Shahu: Nuk ka ardhur
Pyetje: Sa goditje ke marrë?
Edlira Shahu: Në qafë kam tre
Ngjarja e rëndë ka ndodhi më 23 maj, ju Jakup Shahu plagosi për shkaqe xhelozie me thikë gruan e tij. Shahu është një emër i njohur për policinë shqiptare. 13 vite më parë, konkretisht më 7 shtator 2011, në atë kohë 39 vjeç, Jakup (Arben) Shahu ka vrarë me armë zjarri Arjan Mejdanin.
Ndërkohë në atë ngjarje janë përfshirë edhe disa persona të tjerë, të cilët mbetën të plagosur. Personat janë të komunitetit rom dhe po ashtu edhe ngjarja e 13 viteve më parë ka ndodhur për arsye xhelozie.
Pas kësaj ngjarje, autori Jakup Shahu është dënuar me 13 vite burg, dhe para pak kohësh ai është liruar, por sapo ka dalë sërish është përfshirë në ngjarje, duke plagosur këtë herë gruan e tij.