Protesta para Bashkisë së Tiranës, policia njofton planin e masave të ndërmarra! Apel për të respektuar ligjin e për t’u distancuar nga çdo akt dhune

Policia e Tiranës ka njoftuar masat e ndërmarra lidhur me protestën e radhës përpara Bashkisë së kryeqytetit, e cila mbahet nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.


Që prej orës 09:30 e deri në përfundim të tubimit, do bllokohet përkohësisht qarkullimi i mjetëve në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Sugjerohet përdorimi i rrugëve alternative si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Përsa i përket rasteve të përsëritura të kundërshtimit të forcave, uniformat blu apelojnë organizatorët, drejtuesit dhe pjesëmarrësit në tubim të respektojnë ligjin e të distancohen nga çdo akt dhune.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ditën e nesërme, më datë 04 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, ditën e nesërme, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë, punonjësve të mediave dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.

Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme