VIDEO/ Merrnin deri në 500 euro ryshfet për kaluar emigrantët e paligjshëm të futeshin në BE, ja momenti kur AMP shoqëron efektivët e Rinasit

Janë publikuar pamjet, kur Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka shoqëruar në Komisariat, 8 efektivët e policisë së Rinasit, të cilët merrnin ryshfet për të ndihmuar personat me probleme të futeshin në vendet e Bashkimit Evropian.


Sipas informacioneve personat merrnin nga 50 euro, për persona të cilët nuk kishin asnjë problematike, por i mashtronin duke u thënë se keni probleme, deri në vlerat e 500 eurove për personat qe ne te vërtetë kishin problematika me udhëtimin.

Prokuroria zbardhi skemën e kalimit drejt Bashkimit Europian përmes Aeroportit të Rinasit të personave që e kishin të ndaluar, ndërsa është caktuar masa e sigurisë për 8 efektivë dhe pronarin e një agjencie turistike.

Masë sigurie “arrest me burg”:

Briken Tereziu, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre”

Eneo Sulejamanaj për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,

“Arrest në shtëpi”

Inspektor Sokol Xhika, i datëlindjes 05.07.1992, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”,

Ermal Mesi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”,

Inspektor Aris Drini, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”,

“Detyrimi për t’u paraqitur”

Inspektor Ylli Prençi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Rei Shenjtolli, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Enkis Aliaj, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Argil Hasa, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor:

Si u zbulua skema:

Raportohet se pronari i agjencisë turistike Eneo Sulejamanaj është arrestuarpër veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe Prokuroria pas sekuestrimit të telefonave të tij, arriti të zbulonte skemën.

Nga bisedat e zhvilluara mes tyre dhe verifikimeve në sitemin TIMS, rezulton se Sulejmani kontaktonte me efektivin e aeroportit Briken Tereziu dhe i dërgonte të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjensinë e tij, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS nëse plotësonin kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së.

Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose lidhjeve të tij shoqërore me punonjës policie, jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të parave

Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, punonjësi i policisë Briken Tereziu jepte udhëzime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryente pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e flutrimeve tranzit drejt vendeve të Unionit

Në lidhje me rastet të cilat kanë problematika të tjera, në varësi të tyrre përcaktohen vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit, të cilat variojnë nga 50 euro (per persona të cilët nuk kanë asnjë problematike, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë Inad apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme