114 gjoba në Shkup, 13 vozitës pa patentë shoferi

Sektori për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (03.06.2024) ka vazhduar me kontrollet të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 114 gjoba, nga të cilat 13 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, gjashtë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Janë shqiptuar dhe katër gjoba për mosvënie të rripit të sigurimit, pesë gjoba për rreshtim të parregullt gjatë drejtimit të automjetit…

“Kontrollet në qarkullim do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme