“Shqetësim, qëndrimet denigruese ndaj avokatëve”- Thirrja e Maks Haxhisë për politikën: Hiqni dorë nga tipizimi, mos i quani ‘avokatë të kriminelëve’!

Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maks Haxhia i ka bërë thirrje politikës që të mos i quajë avokatët, ‘avokatë të kriminelëve’.


Në një deklaratë për mediat, Haxhia tha se kanë përcjellë me shqetësim qëndrimet denigruese ndaj avokatëve.

“Dua të bëj më dije që nëpërmjet këtij rasti ne jemi mbledhur dhe kemi përcjellë me shqetësim qëndrimet denigruese që i janë bërë avokatëve

Ne këtë situatë e prisnim, por jo deri në këtë shkallë. E prisnim sepse drejtësia paraqiti një sërë problemesh. Ajo reformë që ne kemi dashur dhe që kemi pritur nuk është ajo që kemi dashur dhe që prisnim ta konceptonim për të realizuar drejtësi të paanshme dhe jo drejtësi të varur dhe diskriminuese veçanërisht të avokatit.

Kjo bëri që të ndodhemi sot në situata të tilla.

Unë i bëj thirrje publikut të tregojë shkallë të lartë civilizimi, të vlerësojë profesionin e avokatit jo vetëm kur ka nevojë për avokat. Avokati është niveli më i lartë intelektual i drejtësisë që ndihmon në realizimin e drejtësisë.

Mos e nisni vlerësimin e tyre nga pikëpamje se humbni një gjyq nga interesat e ngushta, sepse ditën tjetër do keni prapë gjyq dhe do keni nevojë për avokat.

I bëj thirrje edhe politikës, që të heqë dorë nga tipizimi i avokatëve si shkaktarë të situatave, si avokatë të kriminele. Të gjesh elementë mbrojtës edhe tek ai gabon tregon civilizim të shoqërisë dhe shtetit”, tha Haxhia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme