Konfiskohen 22 orë dore në Aeroportin e Shkupit

Doganierët në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të valixheve të një pasagjeri nga Turqia, zbuluan 22 orë të dorës së markës “Nika” në vlerë të përgjithshme prej 272 mijë denarë, të cilat pasagjeri nuk i kishte deklaruar gjatë hyrjes në vendin tonë.

Sipas drejtorisë doganore, pasagjeri i cili ka mbërritur me një fluturim nga Stambolli, i pyetur nga doganierët nëse ka diçka për të deklaruar, është përgjigjur se nuk ka asgjë, ndërkohë që pas kontrollit i janë zbuluar 20 orë dore.

Orët janë konfiskuar, ndërsa ndaj pasagjerit do të fillojë procedura përkatëse.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme