QMK: Gjarpërinjtë shfaqen në spitale dhe institucione arsimore, qytetarët të kenë kujdes

Disa thirrje për shumë emergjenca, mes tyre rreziku i pranisë së gjarpërinjve në ndërtesat e zonave të banuara, janë regjistruar në 24 orët e fundit në numrin 112 në Qendrën e Menaxhimit të Krizave (QMK).

“Në orën 10:44 të ditës së djeshme, në oborrin e ISHP “Crniçe” është raportuar për prani të gjarpërinjve. Është kërkuar reagim i menjëhershëm nga institucioni përkatës për eliminimin e problemit. Në ora 17:02 është vërejtur edhe një gjarpër në oborrin e Qendrës për trajnim në Fakultetin e Sigurisë – Shkup”.

“Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për shfaqjen e gjarpërinjve në këtë periudhë më të ngrohtë të vitit. Pardje pati raportime për paraqitje të gjarpërinjve në objektet në komunën Gazi Babës dhe Prilepit. Për raste të tilla të shfaqjes së gjarpërinjve në ndërtesa të zonave të banuara, duke qenë se nuk ka institucione të specializuara për largimin e tyre, ekzistojnë persona fizikë dhe shoqata civile për mbrojtjen e kafshëve, të cilat mund t’i ndihmojnë qytetarët, brenda mundësive të tyre. Të gjitha me synimin për të larguar në mënyrë të sigurtë gjarpërinjtë, zvarranikët e tjerë dhe të ngjashme, natyrisht, pas kontaktit dhe marrëveshjes së menjëhershme me ta”, kujton QMK.

Në njoftimin e sotëm, qytetarët apelohen që të kenë kujdes gjatë ecjes në natyrë, pasi mund të hasin në gjarpërinj.

Ndryshe, gjatë ditës dhe natës së kaluar janë regjistruar edhe katër zjarre në ambiente të jashtme. Zjarrfikësit kanë intervenuar në komunat Qendër, Manastir, Karbinci.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme