Punëtoria në fshatin Vicë ku punohet çiftelia, sharkia, lahuta

Gazetar: Avni Tahiri

Isak Abduramani Poti është nga fshati Vicë i Tetovës dhe është mjeshtri i instrumenteve të lashta me tela, çiftelisë, sharkisë dhe lahutës.

Ai gjithë jetën e tij ka punuar këtë punë, duke i mësuar vëllezërit dhe të tjerët me qëllimin që ta bart këtë zeje që mos të shkoj drejt zhdukjes.

“Në këtë fushë jam i përfshirë diku mbi 40 vite, punoj bashkë me vëllezërit, me Hamsi Potin punojmë bashkë edhe pse jemi ndarë me shtëpi por punën e bëjmë bashkë, e punoj me vullnet, kam edhe profesione tjera por këtë e kam zgjedhur jo për shkak të pikëpamjes materiale por kam dashur shumë ta punoj punën e artit, përkatësisht çiftelinë”, Isak Abduramani Poti – mjeshtër i instrumenteve.

Abduramani nuk e di numrin e saktë të çiftelive që ka prodhuar por janë me mijëra. Ndërsa ajo që i ka interesuar pas punës së lodhshme është se si do të tingëllojnë telat e këtij instrumenti që prodhon.

“Numrin e saktë s’mund ta them të prodhimit, është me mijëra, asnjëherë nuk kam kujtuar anën materiale por në fund si do të bjerë çiftelia, a do të tingëllojë mirë dhe dikush thotë se arti më nuk përkrahët por jo, kohëve të fundit përkrahët shumë, dikur thoshin si të mos kesh kohë bjeri çiftelisë, tani nuk e thuan ashtu, e duan të rinjtë folklorin, apo janë bezdisur nga muzikat jo të përshtatshme dhe shitja është në rritje gjithmonë”, Isak Abduramani Poti – mjeshtër i instrumenteve.

Gjithçka lindi nga dashuria që kishte për çiftelinë, ndërsa më vonë krijimi dhe përpunimi i këtyre instrumenteve dhe punëtoria që e ka në shtëpi do të bëhet vendi prej ku vëllezërit Poti do të gjenerojnë  mjete për të jetuar dhe për ta mbajtur familjen deri më sot. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme