Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës në Francë, e cila e shtyu edhe për një muaj vendimin ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai në “Zona e Debatit” në Klan Kosova tha se ky vendim e ka befasuar dhe e ka shokuar, raporton gazeta Blic.
“Ky vendim është i papranueshëm dhe është për keqardhje. Ramush Haradinaj e ka vendin në Kosovë, në familjen e tij”, tha ai, raporton Gazeta Blic.