U ndje keq pas një debati me dy të rinj grek, humb jetën në spital 20-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një plazh të Kretës në Greqi, ku në 20-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas një debati me dy të rinj të tjerë.


Sipas raportimeve nga mediat greke, mësohet se i riu është dërguar në spital pasi është ndjerë keq, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur të shpëtojë.

Policia po heton rrethanat në të cilat humbi jetën i riu, pasi ka informacione se para se të rrëzohej ka pasur një debat të ashpër mes tij dhe dy 24-vjeçarëve grekë.

Burime policore, duke folur për protothema.gr , thanë se, sipas raportimeve, në vendin e përleshjes ishin të pranishëm edhe tre persona nga Gjeorgjia, Bullgaria dhe Rumania, por ende nuk dihet se cili ishte roli i tyre i saktë në atë që ndodhi.

“Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Hetimi është në vazhdim për të përcaktuar se çfarë kanë bërë në një farë mënyre secili nga pesë personat që dyshohet se janë përfshirë në incident”, theksuan ata.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme