Orë të shkurtuara për filloristët për shkak të të nxehtit

Nxënësit e shkollave fillore në vend sot dhe nesër do të mësojnë me orë të shkurtuara, për shkak të valës së të nxehtit.

Deri në fund të vitit, ata kanë edhe tre ditë pune, ndërsa me rekomandim të Ministrisë së Arsimit orët do të jenë të shkurtuara.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës paraprakisht bëri me dije se nuk mund të mbyllet viti shkollor sepse është paraparë me ligj që të zgjasë 180 ditë dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve për mbrojtje nga moti i nxehtë të cilat janë në pajtim me ato të Qendrave për Shëndet Publik.

Këtë vit shkollor nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme patën për herë të parë pushimin pranveror, i cili zgjati nga data 26 prill deri më 6 maj.

Për këtë arsye, fundi i vitit shkollor është shtyrë deri më 17 qershor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme