Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”, Agim Musliu ka komentuar përgjimin e dytë të publikuar mes Bedri Shabanit të arrestuar si i dyshuar për spiunazh dhe oficerit të BIA-s serbe Srdjan Rosiq.
Musliu ka apeluar që të ndalet kjo tradhti kombëtare, derisa ka shtuar se të gjithë ata që janë të tillë nuk kanë shpëtim por vetëm vonim.
Musliu tutje ka kërkuar nga organet e sigurisë dhe drejtësisë që të mos i neglizhojnë këto raste.
“Organeve të sigurisë dhe të drejtësisë: punoni më shumë dhe mos i neglizhoni këto! Këta njerëz janë më të rrezikshëm sesa terroristët”, është shprehur Musliu. /Telegrafi/