Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj akreditimit të Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin e Strugës

Koalicioni Vlen ka reaguar ndaj akreditimit të Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës. Sipas VLEN-it “Universiteti i Merkos”, i cili udhëhiqet nga Armend Kadriovski, “është me famë për “prodhimin” e diplomave urgjente, ku ndër vite, sipas koalicionit VLEN brenda natës, kanë diplomuar më shumë se gjysma e zyrtarëve të BDI-së, si dhe shumë familjarë të funksionarëve.

“Kjo është BDI, këto janë funksionarët e Listës së zezë të SHBA-së, krimi tek të cilët nuk ka kufi. Për këtë veprim, Ministri Jeton Shaqiri duhet të japë llogari para opinionit dhe të tregojë të gjitha arsyet pse e ka akredituar Universitetin e Merkos me Fakultetin e Mjekësisë, të dëshmojë nëse ky Universitet ka kabinete adekuate për tu studiuar lëndët e mjekësisë, por edhe kuadrin e nevojshëm akademik”, thuhet në reagimin e VLENIT. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme