Shoqëria civile dhe përfaqësues te opozitës kanë dalë në protestë përpara Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat.
Një protestë e qetë, pa përplasje apo ushtrim dhune, por me me një simbolikë aq të heshtur e njëkohësisht aq të fortë.
Bëhet fjalë për prezencën e deleve në protestë, të cilët u sollën nga profesionalistët e lirë më sloganin “Mos rri si dele protesto”.
“Kafe po, protestë jo”, “Plazh po, protestë jo”, ishin disa prej shkrimeve të varura në qafen e deleve
Që nga 1 janar 2024, kur ligji i ri nisi zbatimin e profesionet e lira, për tatimin nga 15-23%, është paditur 4 herë në Kushtetuese, ndaj dhe tubimi po mbahet përpara këtij institucioni ligjor.
Seanca e parë për shqyrtimin e padive do të mbahet më 18 qershor.