Organet drejtuese të VMRO DPMNE-së sonte vendosin për emrat e kësaj partie që do të drejtojnë ministritë në qeverinë

Gazetar: Adrian Kerimi

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Hristijan Mickoski ka ftuar sonte mbledhjen e organeve partiake, Komitetin Qendror dhe atë Ekzekutiv nga i cili pret dritën e gjelbër për kabinetin e ri Qeveritar. Para organeve partiake, Mickoski do t’i propozon emrat e kandidatëve për ministra dhe zëvendësministra nga partia e tij dhe partitë të cilat përbëjnë koalicionin “Maqedonia jote”.

Sipas informacioneve paraprake, Mickoski pritet që në krye të diplomacisë të propozon Timço Mucunskin, ndërsa për dikasterin e Brendshëm thuhet se do t’i beson vazhdimin e punës ministrit të Qeverisë Teknike, Panço Toshkovski. Nënkryetari Aleksandar Nikollovski do të propozohet për ministër në Transport dhe Lidhje, ndërsa Vllado Misajllovski në ministrinë e Mbrojtjes. Për ministre të arsimit përflitet emri i Vesna Janevskës. Në Bujqësi lakohet emri i Cvetan Trifunovskit, ndërsa në Ministrinë e Energjetikës mësohet se do të propozohet Sanja Bozhinovska. Në Kulturë dhe Turizëm do të propozohet emri i aktorit Zoran Lutkov, aktualisht kryetar i Këshillit Komunal në Veles.

Nga ana tjetër, koalicioni VLEN pothuajse ka kompletuar emrat e ministrave me të cilët do të përfaqësohet në Qeverinë e re, ndërsa emrat e dy ministrave sa edhe i takojnë i ka caktuar edhe partia ZNAM e Maksim Dimitrievskit. Pas dorëzimit të propozimit për kabinet qeveritar në Kuvend, pason diskutimi dy ditor dhe votimi i Qeverisë. Në rast se seanca thirret të martën, votimi i Qeverisë do të bëhet të mërkurën më 19 qershor. Javën që vjen VLEN do t’i takimet koordinuese brenda subjekteve për ndarjen e pozitave nga eshaloni i tretë. Mësohet se koalicioni i përbërë nga katër subjekte do të ketë të paktën 400 pozita të drejtorëve, sekretarëve shtetërore dhe bordeve drejtuese./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme