Mumiet e fshatit Likovë, rasti i rrallë në vendin tonë dhe më gjerë

Fshati Likovë mund të jetë rasti i vetëm edhe në Evropë ku kemi të bëjmë me varre të mumifikuara. Vendi ku janë gjetur varret njihet si ” Uji i tharrtë”. Të vdekurit janë varrosur në arkivole të punuara nga druri, ndërsa arsyeja se pse janë ruajtur deri më sot është shkaku i tokës dhe afërsisë së një burimi të ujit mineral. Më poshtë do të sjellim një përshkrim të shkurtër të mënyrës dhe ritit të varrimit.

Varret e para “të shpirrosur” janë zbuluar në vitin 1957, gjatë ndërtimit të rrugës për te penda e Likovës. Në vitin 1963 është ndërmarrë iniciativë për gërmime arkeologjike dhe është zbuluar një mumie e tillë, ndërsa në vitin 1968 nga ana e Institutit Arkeologjik të Beogradit, janë zbuluar edhe 3 varre të tilla.

Arkeologu pjesëmarrës në atë ekspeditë hulumtuese, Ivan Mikulçiq, në librin e tij “Qytetet antike në Maqedoni (origjinal: “Антички градови во Македонија”), e shpjegon trupin e mumifikuar të një burri të moshës 50-60 vjeçare, me flokë të gjata, me mjekër dhe mustaqe, i veshur me këmishë dhe me brekë të gjata. Nën kokë ka pasur fleta prej lisi, të mbledhura për ta shfrytëzuar si jastëk, ndërsa rreth kokës ka pasur një gjë si rreth (kurorë) me 9 pjesë strall të bardhë të thyer. Afër  kokës ka pasur një bisht të prerë të flokëve të femrës, si dhe copëz të kreshtave të kalit.

Në një lartësi 1.2 metra mbi sëndukun, në nivelin e dikurshëm të sipërfaqes, është konstatuar shtresë e djegur, si dhe enë të kultit, të thyera pas varrimit të vdekurit, si: enë të vogla dhe skifos (pehar) për pije me forma karakteristike të shekullit V-IV p.e.s. (qeramikë helenistike ngjyrë gri).

Duhet përmendur që në këtë lokalitet akoma nuk është bërë asnjë gërmim tjetër arkeologjik që nga kjo kohë.

Krejt ky zbulim i veçant në vendin tonë do të kishte me qenë një lajm botërorë, mirëpo fatkeqësisht nga të gjitha mumiet e gjetura deri më tani vetëm njëra ka “mbietuar” dhe “ruhet” në Insitutin e Mjeksisë Ligjore në Shkup.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme