Në Qendrën e Menaxhimit të Krizave (QMK) në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 zjarre në ambiente të jashtme. Vetëm një zjarr është ende i regjistruar si aktiv.
Nga ky institucion thonë se gjithsej 2065 thirrje në numrin e vetëm të urgjencës 112 janë regjistruar në 24 orët e fundit. 65.23 për qind e tyre janë kategorizuar reale.
“63,22 për qind e thirrjeve aktuale në 112 në QKM i janë drejtuar policisë, 23,40 për qind ndihmës së shpejtë mjekësore dhe 6,99 për qind zjarrfikësve”, thuhet në njoftimin e QMK-së.
Në QMK gjithashtu ka pasur thirrje për gjarpërinj në vendbanime, ndërsa prej atje shtojnë se nuk kanë ekip të specializuar për largimin e gjarpërinjve.