Zjarr pranë pallateve në ndërtim në Sarandë, shkrumbohet baraka. Dyshimet e para…

Një zjarr ka rënë mes disa pallatesh në ndërtim në lagjen nr.1 në hyrje të qytetit të Sarandës, ditën e sotme.


Sipas informacioneve të para, flaka ka rënë në disa shkurre afër dy objekteve një katëshe në ndërtim.

Nga zjarri rrezikoheshin dhe banesat përreth, ndërsa është ndërhyrë me 3 makina dhe 6 zjarrfikës për të mos lejuar përhapjen më tutje të flakëve.

Mësohet se është djegur një barakë e ndodhur aty dhe një pemë pishe.

Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarr të qëllimshëm, por flakët mund t‘i ketë shkaktuar edhe nxehtësia e madhe.

Policia ndërkohë është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme