Në 40 gradë shiten produkte të qumështit, shitësit thonë se janë të kujdesshëm

Gazetare: Ajnur Bafqari

Në temperatura që shkojnë deri në 40 gradë Celsius akoma ka produkte lehtë të kontaminueshme që nëpër tregje shiten në ambiente të hapura. Se këto ushqime nuk janë të sigurta në këto temperatura të larta pajtohen edhe shitësit. Ata thonë se qytetarët në 10 ditëshin e fundit i janë shmangur blerjes së këtyre produkteve.

“Një orë nuk mund të qëndrojnë më shumë… Deri në 10 më shumë jo… Ai problem se nuk del, edhe nuk ka edhe nuk del….
-Sa mendoni që janë të sigurta në këto temperatura duke I pas parasysh edhe rekomandimet e mjekëve?
-Çfarë ta ketë shkruajt ai atje nalt.
-Jo, e kam fjalën megjithatë duhet njëfarë lloj sigurisë.
-Te ne nuk ka lloj sigurie, se fukarallëk, ku ka lloj sigurie.
-Ju I shitni këto apo, a keni pas shitje sot
Jo, 200 denarë”, tha një shitës.

Një tjetër shitës thotë se që kur kanë filluar temperaturat e larta nuk ka pasur kontroll prej inspektorëve.

Kur jemi te inspektorët, prej kur kan fillu temperaturat me u rrit, me kontrollu cilësinë e ushqimit, a ka pas prej inspektoratit të veterinarisë dhe ushqimit?
“Jo ne jemi krejt në rregull se I kemi frigoriferët dhe nuk ka problem, por këto jashtë që shesin pak duhet vetë të kuptojnë, por edhe popullata, myshterinjtë, duhet të shohin nëse është jasht mos e merr, se mund të vjen te më e keqja, se vetë produkti është ashtu”, tha një shitës tjetër.

Edhe qytetarët thonë se për shkak të rekomandimeve i shmangen blerjes së produkteve të tilla.

“Kemi blerë por tash e kemi ndalu…06:33 Mund edhe të sigurta të ishin, por edhe të pasigurta, këtu ka dy lloje, pazari është Pazar”, tha një qytetar.

“Kemi blerë, nuk kemi pas problem, para 10 ditëve kam mar djath nuk ka pas problem.
-E merrni zakonisht npazar?
-Po npazar”, u shpreh një qytetar.

Nga Agjencia e Ushqimeve dhe Veterinarisë kohë më parë deklaruan se në vend konsumohet ushqim i sigurt. Thonë se inspektorët bëjnë kontrolle por nënvizojnë se për funksionim më të mirë, nevojitet punësimi i të paktën edhe 40 inspektorëve./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme