Përplasi me makinë ish-gruan dhe e kërcënoi se do e vriste, dënohet 41 vjeçari shqiptar me 10 muaj burg në Greqi. Zbardhet dëshmia: Jam një baba i mirë, kurrë…

Gjykata Autonome e Kundërvajtjeve Njëanëtarëshe e Selanikut ka dënuar 41 vjeçar me origjinë shqiptare me 10 muaj burg. Shkaqe qëndrojnë kërcënimet e tij të shpeshta për vrasje ndaj ish-bashkëshortes së tij. Mbrëmjen e së dielës përplasi motoçikletën e ish gruas e më pas e kapi këtë të fundit nga qafa dhe e kërcënoi për ta vrarë.


Denoncimi për këtë rast është bërë ditën e martë. Viktima ka deklaruar se 41 vjeçari e ka goditur me makinën e tij teksa ajo po kthehej nga puna për në shtëpi me motor.

Siç tha ajo, ndjeu një frikë të fortë se të dielën do të vdiste në duart e ish-bashkëshortit të saj, i cili nuk dëshiron ta kuptojë se ata tani janë të divorcuar.

Ai u ka thënë edhe fëmijëve tanë se do të më vrasë dhe mos u shqetësoni sepse i ka rregulluar të gjitha”, ka thënë ndër të tjera 35-vjeçarja.

Në deklaratën e tij, 41-vjeçari mohoi akuzën dhe tha se nuk kishte asnjë lidhje me kërcënimin. Ai pohoi se është një baba i mirë dhe se kurrë nuk u ka thënë fëmijëve të tij se donte t’u vriste nënën.

Problemet e marrëdhënies me 35-vjeçaren ai ia atribuoi edhe arsyeve financiare dhe problemeve të krijuara nga anëtarët e familjes së saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme