Mediat serbe:Haradinaj “varrosi” të gjallë dy policë serbë!

Siç edhe pritej, mediat serbe kanë vazhduar sot me kampanjën e tyre kundër Ramush Haradinajt.

Kështu, e përditshmja në gjuhën serbe “Blic” duke u thirrur në burimet nga Prokuroria serbe për Krime lufte ku janë “gatuar” edhe “dëshmitë” për atë sesi gjoja ishin varrosur të gjallë dy policë,  pastaj ishin kryer therje të grave, dhunimi i një nuseje në dasëm etj.

“Blic” i Beogradit raporton se Prokuroria e Krimeve të Luftës e Serbisë, përveç dëshmive më të hershme, me iniciativë të Ministrisë së Drejtësisë ka paraqitur disa prova konkrete – deklaratat dhe të dhënat e vendit të ngjarjes “dëshmitarëve”.

Në rastin e saj kundër Haradinajt kanë punuar Zëvendës Prokurori Dragoljub Stankoviq, Ushtruesi i detyrës së Prokurorit Milan Petroviq dhe ish-prokurori Vladimir Vukçeviç.

Sipas burimeve të kësaj gazete, Serbia ka paraqitur “provat” e “krimeve” të UÇK-së nën komandën e Haradinajt kur ata rrëmbyen dy policë të cilëve me thika u ishin prerë pjesë të trupit, dhe pastaj ata u varrosën të gjallë në rërë në mënyrë që ata mund të shohin vetëm kokën…Pokështu janë dorëzuar prova për rrëmbimin e dy grave të moshuara të cilat janë marrë në shtëpi të papërfunduar në një fshat, ku ishin pjesëtarë të UÇK-së  të cilët mëpas edhe i dhunuan këto të moshara, pastaj sesi ishte dhunuar një nuse në një dasëm etj.  Në atë shtëpi kanë qenë një numër i grave serbe të cilat janë dhunuar dhe torturuar, dhe njëra prej tyre u vra me të shtënë në kokë, ndërsa të tjerat janë marrë nga ky vend ku, sipas patologëve serbë, mëpas janë therur me thika si gratë ashtu edhe një foshnje!…, aporton kjo gazetë duke u thirrur në burimet e Prokurorisë dhe Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë.

Të gjitha këto “akuza të reja” të Serbisë, të hetuara tashmë nga Tribunali i Hagës e kanë shtyer Gjykatën e Apelit në Colmar të merr vendimin për shtyrjen e procesit deri me datë 6 Prill në mënyrë që të bëhet “vlerësimi” i kampanjës serbe. /Gazeta Blic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme