Ambasadori kosovar në Tiranë i bën reklamë një qendre tregtare

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini ka komentuar inaugurimin e një qendre tregtare në Tiranë.

Ai këtë e ka bërë përmes një shkrimi në llogarinë  e tij në Facebook, në orët e vona të së enjtes, duke e përshkruar “Toptani Shopping Center” si qendrat më të mëdha në zemër të kryeqytetit të Shqipërisë.

Më poshtë mund ta lexoni, atë që ka postuar Ukshini:

“Inaugurohet “Toptani Shopping Center”, qendra tregtare më e madhe në zemër të Tiranës.

Në një ceremoni madhështore ka ngritur zyrtarisht sirpain, qendra tregtare më e re dhe e madhe në zemër të Tiranës, Toptani Shopping Center.

Qendra Toptani, një investim prej 60 milionë euro, i kompanisë Gener 2 njëherazi dhe një nga sipërmarrjet më të mëdha në vend me mbi 1.000 të punësuar është e organizuar në 8 kate retail, 81 marka ndërkombëtare dhe hapësira argëtimi, bare dhe restorante, 4 kate parkim nëntokësor me 600 poste parkimi, të gjitha të shtrira në një sipërfaqe 61,000 m2.

Ndërtesa është e dallueshme për nga cilësia dhe origjinaliteti i projektit arkitektonik, i konceptuar nga arkitekti holandez Winy Maas.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme