Një kameriere u përball më një shkrim prekës pasi ajo shkoi për ta marrë kuponin fiskal të lënë nga konsumatori.
Përpos shumës së madhe që ai i la bakshish, personi i shkroi edhe disa fjalë prekëse për jetën e tij, shkruan Express.co.
Në kuponin fiskal të lënë nga konsumatori shkruan: “Unë kam humbur miken time më të mirë, po të lë këtë shumë të parave bakshish, të lutem dil e kënaqu. Jeta është e shkurtë”.
Menjëherë pasi kamerierja e lexoi letrën, filloi të qante, e më pastaj edhe e publikoi këtë në faqen e lokalit në Facebook./GazetaExpress/