Edmond Gashi është një ndër mjekët të cilët akuzohen se drejtonin pacientët me kancer nga spitali shtetëror i Onkologjikut, tek klinika private “Megis”, në pronësi të tij. Mjeku Edmond Gashi është paraqitur sot në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë.
I pyetur nga gazetarët lidhur me akuzën, mjeku Edmond Gashi deklaroi se bën vetëm punën e tij.
“Unë bëj vetëm punën zotëri”, u përgjigj shkurtimisht duke u drejtuar drejt hyrjes së Gjykatës.
LAJM I NDËRLIDHUR: Mungesë ilaçesh dhe aparatesh, emisioni “Vetting” denoncoi kalvarin e vuajtjeve të pacientëve me kancer! Prokuroria nis hetimet, masa sigurie për 7 mjekë të QSUT