Skandali te Onkologjiku/ Deputetët e PD i ndërpresin fjalën ministres së Shëndetësisë: Jep dorëheqjen! T’ju vijë turp…

Gjatë seancës së sotme deputetët e PD-së i kanë kërkuar dorëheqjen ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, teksa ajo fliste në Kuvend për skandalin në QSUT ku mjekë dhe specialistë të Onkologjikut akuzohen se drejtonin pacientët me kancer drejt privatit.


“Jep dorëheqjen”, i drejtohen ligjvënësit demokratë, teksa Koçiu mbante fjalën në foltore dhe dënoi veprimin e bluzave të bardha.

Deputetët e PD-së goditën tavolinat duke krijuar zhurmë në sallë, ndërsa ministrja e Shëndetësisë kërkoi ndërhyrjen e kryeparlamentares Lindita Nikolla.

“T’ju vijë turp”, iu drejtua deputeti Dashnor Sula, i cili u ngrit në këmbë në shenjë proteste.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme