Dhunuan kunatën e tyre, e pësojnë burrë e grua në Korçë, policia nis hetimin

 


Në Devoll, burrë e grua janë vënë nën hetim pasi dyshohet se kanë dhunuar kunatën e tyre.

“Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H. dhe për shtetasen S. H. (bashkëshortë), banues në Korçë, pasi dyshohet se kanë dhunuar kunatën e tyre (bashkëshorten e vëllait të shtetasit A. H.)”, njofton policia.

Gjithashtu, Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. D., 25 vjeç, banues në Korçë dhe D. K., 34 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte një 27-vjeçar, të cilit i kanë dëmtuar me sende të forta dhe automjetin që ka në përdorim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme