Ish deputeti i Lidhjes Demokratike, Gani Geci, përmes një postimi në facebook, ka shkruar ne lidhje me dërgimin e demarkacionit në Gjykatën e Arbitrazhit.
Në këtë postim të tij, Gecit ka bërë të ditur arsyet që sipas tij, Kosova do të humbte në këtë gjykatë, kështu që qytetarët e Kosovës, sipas tij do të mbesin edhe pa viza edhe pa 8200 hektarë tokë, përcjellë “Bota sot”
Ja postimi i plotë:
Qytetaret e Kosovës po mbesin edhe pa viza edhe pa 8200 hektarë tokë .
Kjo sepse edhe nese qeshtja e Demakracionit me Republiken e Malit të Zi do te shkonte ne Gjykaten nderkombëtare të Arbitrazhit Republika e Kosovës do te humbë a e dini pse :
Sepse Republika e Malit te Zi do te mbrohet me dokumentet tona
1.) Dokumenti zyrtarë komisionit Shtetror me firmen e Murat Mehes do te perdoret nga Mali Zi si dokument kunder neshë.
2.) Dokumenti zyrtarë i Komisionit nderkombetarë i ekspertëve te huaj qe kemi kerkuar vet Republika e Kosovës që ta bëj verifikimin do të përdorët kunder neshë .
3.)Dokumenti zyrtarë i Komisionit Shtetrorë qe e ka formuar Qeveria për matjen e teritorit do te përdorët kundër neshë.
4.) Dokomenti zyrtarë i NATOS-s do të perdorët kundër neshë
Shtrohet pytja me ç’far dokumenta zyrtare do te paraqitemi ne ne gjykaten e Arbitrazhit
Ne vete e kemi humb atë teritorë me Komisionet tona komision pas Komisioni dhe te gjitha kto komisione tonat kan vendosur ne te mirë te Malit të Zi .
Atëhere kërkojë nga kundershtarët qe te mos? e kumdershtojnë ma tepër sepse ne ketë menyre do te prodhohet edhe ndoni dokumentë nga Qeveria qe do ti hynte ne punë Malit te Zi për ta fituar këtë qështje në gjykaten e Arbitrazhit