Një aksident shënon në aksin rrugor Bilisht-Sinicë pasditen e kësaj të enjte (27 qershor), ku një fugon ka përplasur motomjetin pa targë që drejtohej nga një djalë i mitur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05, kur shoferi i fugonit tip “Volksëagen” u aksidentua me motorin pa targa që drejtohej nga djali i mitur, e me pasagjer vëllain tij.
Dy djemtë janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Ndërkohë autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e shkakut të aksidentit.
Devoll/Informacion paraprak
Më datë 27.06.2024, rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Bilisht-Sinicë”, në afërsi të fshatit Miras, automjeti furgon tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin A. B., banues në fshatin Vidohovë, është përplasur me një motomjet pa targë, me drejtues një shtetas të mitur dhe pasagjer vëllain e tij, banues në fshatin Miras, të cilët për pasojë janë dëmtuar dhe u dërguan për mjekim në spital.
Me drejtuesin e furgonit shtetasin A. B., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.