Inteligjenca artificiale mposht studentët e universitetit në rezultate! Çfarë thonë studiuesit

 Një grup studiuesish janë shprehur se inteligjenca artificiale arrin të mposhtë në rezultate akademike studentet e universiteteve.


Janë studiuesit e Universitetit të Reading, të cilët krijuan 33 profile fiktive studentësh për të kryer një provim të degës së psikologjisë.

Provimi u bë në mënyrë digjitale, teksa rezultoi se esetë e shkruara nga Chat GPT ishin të pazbulueshme, duke bërë që mos të kuptohej se ishte tekst i krijuar nga inteligjenca artificiale.

Pedagogët vlerësuan provimet e bëra nga inteligjenca artificiale me nota më të larta sesa ato të kryera nga studentët.

Dy profesorët e asociuar, Peter Scarfe dhe Etienne Roesch, të cilët drejtuan studimin janë shprehur se këto rezultate duhet të shërbejnë si një kambanë zgjimi për të gjithë arsimtarët në të gjithë botën.

Një studimi i raportuar nga The Guardian zbuloi se shumica e studentëve përdorin programe të inteligjencës artificiale për të ndihmuar me detyrat e tyre, por vetëm 5% e këtyre përdoruesve pranuan të kishin dorëzuar tekst të pa redaktuar, pra një detyrë e dorëzuar siç është krijuar nga inteligjenca artificiale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme