FOTO/ U ‘arratis’ nga gjykata e Tiranës, sigurohen pamjet se si Edmond Gashi u largua nga institucioni

Gjykata e Tiranës ka publikuar pamje nga ambienti i brendshëm i institucionit teksa Edmond Gashi organizoi mënyrën se si do “arratisej”.


Në pamje fillimisht shihet mjeku Gashi duke gjetur momentin e përkryer për të dalë nga korridori i gjykatës. Një punonjëse e institucionit, përmes kartës së saj të posaçme del nga dera e autorizuar, por Edmond Gashi rrëmben momentin për t’a mbajtur hapur e për të dalë kështu jashtë.

Pas daljes nga dera e pasme, mjeku nxiton për t’u larguar sa më parë nga oborri i gjykatës.

Kujtojmë se Edmond Gashi është mjeku nën hetim i përfshirë në skandalin e Spitalit Onkologjik, ku pacientët me tumor nuk trajtoheshin me medikamentet e nevojshme aty por përcilleshin në kliniken private “Megis”, në zotërim të këtij doktori.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme