Tryeza javore e koalicionit qeverisës diskutoi sot mbi agjendën e reformave dhe qëndrimin e opozitës parlamentare.
Në fokus të takimit ishin Reforma në Drejtësi, procesi i Veting-ut si hap i parë në zbatimin e saj, si edhe Reforma Zgjedhore dhe domosdoshmëria për një proces zgjedhor me besueshmëri të lartë e transparencë të plotë.
Koalicioni qeverisës është i gatshëm të dialogojë me opozitën për domosdoshmërinë e çuarjes përpara të këtyre reformave me interes kombëtar e publik, duke mirëpritur edhe çdo propozim konkret dhe realist të opozitës për procesin zgjedhor.
Liderët e koalicionit shprehën gatishmërinë për të dialoguar me përfaqësuesit e opozitës në Kuvend apo në çdo tryezë dialogu që është e dëshirueshme për opozitën.