OpenAI pritet të bllokojë përdoruesit në Kinë që duan të përdorin ChatGPT

OpenAI planifikon të bllokojë përdoruesit në Kinë nëse duan të përdorin ChatGPT.


Shërbimi nuk është zyrtarisht i disponueshëm në Kinë, por përdoruesit dhe zhvilluesit mund ta përdorin atë përmes API-së së kompanisë.

Tani mediat në Kinë po raportojnë se OpenAI ka filluar t’u dërgojë email përdoruesve në Kinë, duke treguar planet për të bllokuar qasjen në ChatGPT nga 9 korriku.

Megjithëse shërbimet e OpenAI janë të disponueshme në më shumë se 160 vende, Kina nuk është në mesin e tyre.

Sipas udhëzimeve dhe kushteve të përdorimit të kompanisë, përdoruesit që përpiqen të qasjen në produktet OpenAi në vende të pambështetura mund të bllokohen ose pezullohen – megjithëse kompania nuk e ka bërë këtë në mënyrë eksplicite deri më tani.

Tani për tani, nuk dihet pse OpenAI vendosi për këtë veprim, megjithëse përkon me presionin që vjen nga Uashingtoni dhe i referohet kufizimit të qasjes kineze në teknologjitë më të mira që po zhvillohen në SHBA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme