Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme (29 qershor) në aksin rrugor Fier-Pishporo, ku një 64 vjeçar ka humbur kontrollin e motomjetit e ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi Llambi Doko.
Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50.
Njoftimi i policisë:
Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D..
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.