Zvicra e shqiptarëve e eliminon kampionin në fuqi, Italinë

Zvicra ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Euro 2024.

“Helvetikët” e mposhtën kampionin në fuqi, Italinë 2:0, shkruan Gazeta Express.

Freuler kaloi zviceranët në epërsi në minutën e 37-të të takimit për 1:0.

E me të nisur pjesa e dytë, Zvicra arriti të shënojë edhe golin e dytë nëpërmjet Ruben Vargas.

Italia në anën tjetër ishte totalisht pa ide dhe nuk e rrezikoi në asnjë moment portën e Sommer.

Granit Xhaka luajti tërë ndeshjen sonte, kurse nuk pati minuta për Shaqirin e Jasharin.

Kësisoj, Zvicra e arrin suksesin e edicionit të fundit, duke e arritur çerekfinalen.

Në çerekfinale, Zvicra do të përballet me fituesin e përballjes Angli – Sllovaki.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme