Shpërthimi i automjetit në Mirditë, viktima njihet si problematik në fshat. Zbulohet e shkuara e errët e 47 vjeçarit dhe vëllait të tij, i zhdukur që në 1997

Janë zbuluar detaje të reja nga shpërthimi i automjetit të 47 vjeçarit Ledovik Syziu, në Mirditë, mëngjesin e sotëm.


Detajet e reja lidhen me të shkuaren e errët të 47 vjeçarit dhe familjes së tij, konkretisht vëllait të tij.

News 24 raporton se viktima e shpërthimit të automjetit ku iu vendos sasi tritoli, njihet si një person problematik në fshatin ku banon.

Për këtë shkak, policia po përqendron hetimet në ndonjë konflikt të mundshëm mes Syziut dhe ndonjë banori tjetër të fshatit.

Përsa i përket ngjarjes, 47 vjeçari është shprehur për uniformat blu se nuk i njeh autorët e mundshëm apo shkaqet e ngjarjes që bërën të përfundojë në spital.

Sidoqoftë në pyetje janë marrë dhe familjaret e tij me qëllim për të mësuar për ndonjë incident që mund të ketë pasur i plagosuri.

Po kështu, Ledovik Syziu ka një vëlla të zhdukur që prej vitit 1997, i cili dyshihet të ketë qenë autor i disa ngjarjeve në vitin e mbrapshtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme