Siguria në tunelin e Llogarasë/ Ministri Balla inspekton zonën dhe bën apel: Do të ketë kontroll 24 orë nga Policia e Shtetit. Drejtuesit e mjeteve të kufizojnë detyrimisht shpejtësinë!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka inspektuar ditën e sotme (7 korrik) masat e marra në tunelin e Llogarasë, i cili u hap vetëm pak ditë më parë.


Me hapjen e Tunelit të Llogarasë, Policia e Shtetit dhe Shërbimi Zjarrfikës janë angazhuar për të garantuar sigurinë në të dhe qarkullimit normal të mjeteve.

Tuneli monitorohet 24/7 edhe nga njësia e lëvizshme e TNT (Policia, Zjarrfikësja, Urgjenca).

Gjatë inspektimit ministr  Balla kishte një apel për drejtuesit e mjeteve që të kufizojnë detyrimisht shpejtësinë dhe të zbatojnë urdhërat e udhëzimet përkatëse.

“Duhet të qëndrojë e stacionuar këtu një makinë zjarrfikëse, pasi Tuneli është i gjatë, krijohen incidente rrugore. Po ashtu duhet të kemi një mjet të Trupës së Ndërhyrjes Teknike (TNT), e cila mbulon zonën e bregut”, u komunikoi Balla, autoriteteve vendore.

Postimi i Ballës:

Tuneli i LlogarasëKontroll 2️⃣4️⃣⏰ nga Policia e Shtetit‍♀️‍‍Shërbimi Zjarrfikës # TNT Drejtuesit e mjeteve duhet të kufizojnë detyrimisht shpejtësinë dhe të zbatojnë urdhërat dhe udhëzimet përkatëse❗️

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme