Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke rrezikuar pushuesit, e pëson drejtuesi i mjetit lundrues në Sarandë


Policia Kufitare dhe njësitë Detare në Sarandë, kanë gjobitur drejtuesin e një mjeti lundrues Jet Ski, për shkelje të perimetrit të sigurisë duke i kthyer në rrezik për pushuesit në plazhin e Pulëbardhave.

Drejtuesi është ndëshkuar me masë administrative prej 110,000 lekësh, ndërsa është bllokuar menjëherë mjeti, të cilit i mungonte dokumentacioni përkatës.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore, duke lundruar me mjet lundrues dhe u kthye në rrezik për pushuesit që frekuentonin plazhin e Pulëbardhave, në Sarandë, ndëshkohet me masë administrative 110,000 lekë drejtuesi i mjetit lundrues Jet Ski.

Bllokohet menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, mjeti lundrues Jet Ski, në bordin e të cilit mungonte edhe dokumentacioni përkatës.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e Pulëbardhave, duke bërë bllokimin e një mjeti lundrues Jet Ski që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre, si dhe lundronte pa dokumentacionin përkatës në bord.

Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin R. Ç., me masë administrative 110,000  lekë, si dhe kanë bllokuar mjetin lundrues në Portin Sarandë.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme