Mogherini ka një mesazh për Serbinë

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini  është takuar sot në Beograd me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq.

Me këtë rast, kryediplomatja evropiane ka deklaruar se dëshiron që të përcjellë një mesazh të qartë inkurajimi për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.

Të dyja palët gjatë takimit  u pajtuan për rëndësinë e madhe të vizitës së përfaqësues së Lartë të BE-së në Serbi ,.

Ky takim u mbajt pak kohë pasiqë shefja e diplomacisë evropiane, u ballafaqua me një situatë të pakëndshme gjatë adresimit të saj në parlamentin serb.

Derisa Mogherini po e mbante fjalimin, deputetët e Partisë Radikale të Vojisllav Sheshelit kanë thirrur parullat: “Serbia dhe Rusia nuk kanë nevojë për Bashkimin Evropian” si dhe kanë brohoritur “Uaa”, transmeton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme