Mësohet se ka ndërruar jetë 8-vjeçarja e cila u aksidentua mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalëzit.
Sipas raportimeve u bë me dije se e mitura me origjinë nga Skocia u dërgua menjëherë me urgjencë në spital por nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra.
Shtetasja minorene me iniciale S.S ndodhej në Shqipëri për pushime me familjen e saj.
Policia njofton se ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, shtetasin iniciale G.GJ, 18-vjeç.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.