Konfliktet brenda shteteve dhe ndermjet njëra- tjetrës, tregojnë për mundësitë e shumta të “rrëshqitjes” së Ballkanit Perëndimor në pasiguri dhe frikë, kjo në çdo moment mund të çojë në krizë shumë të rëndë, madje edhe në konflikt të armatosur.
Ngjarjet e fundit në Maqedoni, përfshirja e udhëheqësve shqiptarë të Kosovës në to, konflikti mes Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, gjithashtu në krizën e Ballkanit Perëndimor është edhe pritja e vendimit të gjykatës franceze për ish komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinaj.
Kriza e rëndë që shteti dhe shoqëria e Maqedonisë mund të jetë më e rrezikshmja në rajon. Prandaj nuk është për t’u habitur reagimi i BE-së, e cila po bën thirrje për uljen e tensioneve dhe respektimin e vullnetit zgjedhor të shtetasve, transmeton lajmi.net.
Shqetësim për rajonin, shkak të Maqedonia, është shprehur edhe Rusia. Prandaj, qytetarët e vendeve fqinjë thonë se kanë frikë që lufta mund të nis në Ballkan.
Drejtori i Qendrës për Rajonalizim Aleksandër Popov, ka thënë për Blic se “në qoftë se ka zjarr në vendin fqinjë, zjarri mund të përhapet kudo në rajon.”
“E gjithë kjo po ndodh në lagjen tonë, kështu që ne nuk mund të jemi të vetëkënaqur. Nuk ka asnjë mënyrë që e gjithë kjo të kaloj shpejt”, thotë ai,
Siç shpjegon ai, kriza e Maqedonisë me Serbinë mund të rrit konflikt serioz dhe mund të ketë pasoja të rënda.
“Bosnja dhe Hercegovina është mes konfliktit të Milorad Dodik dhe Bekir Izetbegoviq, e që po e përdorin atë për qëllime politike. Kjo është diçka që nuk e kemi parë asnjëherë as të ne (Serbi) as në BE. Megjithatë, problemi është se kriza çdoherë e më shumë po ngritët në nivel më të lartë”, thotë ai.
Shqipëria- Një faktor i ri
Si një faktor i ri në gjithë historinë rajonale shfaqet Shqipëria. Mbështetja e këtij vendi, por edhe të autoriteteve të Kosovës, për partitë shqiptare në Maqedoni po rëndon situatën. Gjithashtu, ajo mbështet fuqishëm edhe rastin Haradianaj, transmeton lajmi.net.
Popov thotë, se nuk mendon të ketë një përshkallëzim të konfliktit, ose, “Zoti na ruajt luftë”, nëse diçka e madhe ndodh në nivel evropian.”
“Të gjitha vendet e Ballkanit janë në rrugë drejt BE-së, e cila edhe do të ketë ndërhyrje në këto shtet. Këtë vit lufta që Ballkani të jetë në BE do të jetë shumë e ngushtë”, tha ai.
Politikanët fajtorë kryesor të krizës
Ekspertët politik nga Beogradi thotë se për përkeqësimin e situatës dhe jostabilitetin në rajon janë fajtor politikanët, të cilët nuk janë duke e ndërtuar demokracinë si duhet, madje edhe po nxitin konflikte ndëretnike.