Virusi i barkut “pushton” spitalet e Shkupit, mjekët rekomandojnë përdorimin e lëngjeve

Gazetar: Adnan Qaili

Klinika e Pediatrisë është stërmbushur me pacientë, vecanërisht ditëve të fundit nga virusi i enetrokolit i cili ka prekur në masë të madhe fëmijët. Në shoqërim të prindërve, ata presin me orë për trajtim ambulator në Shkup. Madje ka prej tyre që kanë ardhur edhe nga qytetare të tjera për të trajtuar të vegjlit, të cilët ankohen me dhimbje stomaku, të vjella e diarre. Familjarët thonë se kjo virozë e verës u ka prishur planet e pushimeve dhe është përhapur masivisht, për shkak se në disa raste, përkeqësime të tilla kanë përfunduar në spitale.

Po vëreni një fluks të shtuar të fëmijëve këtu?

“Shumë!”.

Si ju duket, është problemi i virozëve të stinës?

Jam e sigurt që është ajo se edhe tek ne gati të gjithë fëmijët e shtëpisë e të familjen janë duke e kaluar këtë virozë.

Cilat janë pasojat gjatë mjekimit?

Ja që te ne në Gostivar nuk ka dhe duhet të vijmë në Shkup, por që ne kaluam mirë këtu sot”, u përgjigj një qytetar.

“Kemi pritur shumë, ka një orë e gjysmë që mbajmë radhën. Duhet të jenë më të kujdesshëm, sepse këto po vijnë nga kushtet e motit”, deklaroi një qytetar.

“Po, me fëmijën erdha në kontrolle. Dëgjova që po kanë probleme me diarre. Po nuk e di, mbase nga vala shumë e nxehtë e motit”, tha një qytetar.

Në repartin e Gastroenterohepatologjisë në Klinikën e sëmundjeve të fëmijëve, thonë se kapacitetet për shtrim janë mbushur. Udhëheqësja e sektorit, pediatrja Sonja Bojaxhieva tha se moti shumë i nxehtë, kequshqyerja dhe mosmbajtja e higjienës në nivelin e duhur ndikon në shumimin e këtij virusi.

“Nëse ka shenja për dehidrim të rëndë, në atë gjendje, trajtohen vetëm në spitale. Ju sugjerojmë prindërve që ti hidratojnë fëmijët nëpër spitalet e qyteteve të tyre apo edhe nga mjekët amë. Kurse pacientët me gjendje të rënduar duhet të vijnë të trajtohen në Klinikë… Rotavirusi shkakton enterokolit, që do të thotë diarre e shpeshtuar brenda 24-orëve dhe e shoqëruar me ngritje të temperaturës trupore. Në rastet kur nuk kanë temperaturë iu shkaktohen të vjella. Jo vetëm rota-virusit, por në periudhën e verës duhet të jemi shumë të kujdesshëm edhe ndaj baktereve. Ndaj në këtë mot të nxehtë si fëmijët ashtu edhe të rriturit duhet të ruhen shumë se çfarë hanë”, deklaroi Sonja Bojaxhieva, Pediatre Gastroenterohepatolog.

Mjekët rekomandojnë që prindërit të kenë shumë kujdes në përgatitjen e ushqimit që u japin fëmijëve, ai të jetë i zier si dhe tu japin sa më shumë lëngje. Dehidrimi tek fëmijët mund të cenoj edhe jetën e tyre. Kjo virozë në rastet më të lehta mund të zgjasë 2 ditë, por mund të shkojë edhe rreth 7 ditë, me këputje trupi e plogështi. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme